KreuCelebrity

Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë?!

 

Kylie Jenner ndezi spekulimet për një shtatzëni të mundshme. Gjatë festimeve në 35 vjetorin e Khloe Kardashian, në një video u dëgjua një zë teksa thoshte se “jam shtatzënë”.

Zëri ngjan shumë me atë të Kylie e cila është nënë e një vajze 17 muajshe Stormi.

Brunia 21 vjeçare e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të bërë shumë fëmijë, ndaj fansat janë të bindur se zëri në video është pikërisht i Kylie.

Nëse Stormi do të bëhet me një motër ose me një vëlla, na duhet të presim versionin zyrtar të Kylie, pasi thashethemet tashmë kanë marrë ‘dhenë’.