Vetëm 15 muaj ka zgjatur martesa e aktorit të serialeve turke Ozcan Denis me partneren e tij 20 vite më të re Feyza Aktan.
I njohur për publikun shqiptar si “Kahraman” në serialin “ Një pjesë e imja” , aktori i njohur u bë baba për herë të parë 1 vit më parë, ndërsa sot mediat turke shkruajnë se çifti ka finalizuar divorcin.
Shkak i mosmarrëveshjeve të çiftit thuhet se ka qenë tradhëtia nga ana e Ozcan.
47 vjeçari dhe partnerja e tij kanë rënë dakord për kujdestarinë e Kuzey (djalit 8 muajsh), por ata kanë vendosur të mos bëjnë asnjë deklaratë publike.



















