KreuCelebrity

Pas tradhëtisë, Tristani e uron publikisht për ditëlindje, si reagoi Khloe??

Khloe Kardashian festoi ditëlindjen dhe ajo që bëri bujë të madhe mes fansave nuk ishte festa e organizuar, por mesazhi i urimit të ish partnerit të saj, Tristan Thompson.

Ndarja e hidhur e tyre mbushi faqet e shtypi rozë për shkak të tradhëtisë së shëmtuar të tij me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, motrës së Khloe-t.

Por mesazhi i tij i urimit për ditëlindjen, e befasoi Khloe-n. “Gëzuar ditëlindjen, Khloe Kardashian”, shkruan ai. “Je njeriu më i bukur që kam njohur, brenda e jashtë. Faleminderit që je një mama e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti për shembull. Të uroj veçse sukses dhe uroj që pozitiviteti të bekojë rrugën tënde. Shijoje ditën tënde, Koko.”

Sipas një burimi për People, Khloe ka mbetur pa fjalë nga ky mesazh dhe thotë se nuk e di përse Tristani e bëri një gjë të tillë. Ajo sqaroi se ata kanë një fëmijë, por nuk janë më bashkë. I njëjti burim thote se si Khloe ashtu dhe pjesa tjetër ë e familjes mendojne basketbollisti ka dashur thjesht që në këtë mënyrë, të bëjë figurë të mirë dhe të fitojë simpatinë e njerëzve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF