KreuCelebrity

Janë ndarë Nora dhe Roberti???

Fjalët po qarkullojnë që prej 2 javësh, kur Nora Istrefi bëri në  “Xing me Ermalin”  një pohim, I cili duket është keqkuptuar. Nora tha se nuk e pëlqen cfarë ka thënë I shoqi për kunatën, Tunën, por sërish e respekton atë. “Jo nuk jam dakord, sepse unë nesër edhe nëse nuk do të jem me Robertin ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do të ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj shumë Robertin”, ishte komenti I saj.

Kaq u desh që këto fjalë të interpretoheshin si dëshmi e faktit që dyshja qenka në fundin e martesës. Megjithatë Nora e sqaroi të vërtetën gjatë një intervistë për emisionin “Mirage”, Istrefi i ka hedhur poshtë këto pretendime duke treguar se lidhja mes saj dhe bashkëshortit vazhdon të jetë perfekte.

“Njeriu mendohet t’i shpjegojë me detaje disa gjëra dhe mund të keqkuptohet. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, vazhdojmë të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur”, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF