Diellza Kolgeci dhe bashkëshorti Fisnik Rugova u bënë prindër për herë të parë më 28 prill të këtij viti.
Dyshja e quajtën vajzën Helena, ndërsa imazhin e plotë të portretit të së voglës prindërit e rinj nuk e kanë ndarë ende me publikun.
Ish-miss Kosova ka ndarë njē foto të veçantë ne instagramin e saj, ku duket para dhe pas shtatzënisë.
Në foton e parë mami Diellza duket me barkun e rrumbullakosur, teksa Helena ndodhej ende brenda mamit, ndërsa foto e dytë është momenti kur bebushja ka ardhur në jetë dhe tashmë ndodhet në jashtë barkut të mamit.