Kënga e tyre “ Duamë“ qe një sukses dhe këtë e treguan mbi 7 milionë klikimet në youtube. Videoklipi i mrekullueshëm u xhirua në Maldive, por nuk paska shkuar cdo gjë “vaj“ për ciftin atje. Sepse paska pasur edhe një incident gjatë filmimeve. Ka qenë Albani ai që e ka hedhur videon e “prapaskenës“ në youtube, dhe ishte vërtet gallatë!!! Cifti ka qenë duke filmuar me një motor uji, kur Albani në një moment kthese nuk e mbajti dot ekuilibrin dhe të përfunduan në ujë.
Videoklip vs Real life Me syze ? vs Pa syze ?
“Videoklip vs. jeta e vërtetë. Me syze vs. pa syze”, -ka shkruar Albani. Miriami nuk e la me aq. “Të më falënderosh 1000 herë @albanskenderaj që nuk lëshova kamerën nga dora se do kishte dal videoja ‘Duamë’ me titra. Sa për syzet e tua, duhet t`i ketë vendosur aty ndonjë babyshark poshtë nesh”, – ka shkruar ajo, dje kishte të drejtë të mburrej me këtë fakt se ndryshe, filmimin nuk do ta shihnim as ne sot!