Një gjykatë në Argjentinë urdhëroi një burrë 70 vjecar t`I paguante ish bashkëshortes së tij një kompensim prej 173 mijë dollarësh për punët e shtëpisë që ajo kishte bërë gjatë martesës së tyre 27 vjecare. Vendimi I paprecedent konsiderohet si mjaft I ndershëm duke qenë se gruaja, emri I së cilës nuk është bërë i ditur, kishte sakrifikuar karrierën e saj për familjen. Ajo ishte diplomuar në Ekonomi, por ishte kujdesur për shtëpinë e kishte rritur fëmijët, ndërkohë që I shoqi shkonte në punë e merrte një rrogë.
Kur ai e braktisi, ajo ishte 60 vjec dhe gjetja e një pune në këtë moshë, sidomos pa kuafilikime, ishte e pamundur. Cifti u nda zyrtarisht ne 2011-tën, e gjatë gjithë kësaj kohe, gruaja ka qenë e mbytur nga problemet financiare, në një kohë kur burri bënte një jetë mjaft të mirë. Vendimi I gjykatëses konsiderohet një risi sepse i cileson punët e shtëpisë si punë të mirëfilltë që kërkon kohë, mund dhe aftësi.