KreuCelebrity

Pirro Cako për herë në publik me të dashurën 20 vite më të re!

Kantautori Pirro Çako duket se ka rigjetur dashurinë. Bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Çakos është një bionde me një portret tejet të ëmbël.


“Panorama Plus” shkruan se bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.


Ndonëse nuk dihen detaje rreth identitetit të partneres së re të Pirros, burime pranë çiftit kanë treguar se ata janë bashkë prej disa mujash.

Kantautori ka qenë i ftuar në drekën e organizuar nga Ardit Gjebrea për stafin “E diela shqiptare”, ku Çako duket se ka shkuar i shoqëruar.

Pirro Çako i dha fund bashkëjetesës 5-vjeçare me Sisin dy vite më parë dhe kjo është hera e parë që nga ajo kohë që ai shfaqet publikisht me një vajzë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF