Vetëm pak ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka nisur një romancë të re me vëllain e modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid.
Por, duket se ky lajm nuk paska qenë i vërtetë, të paktën këtë ka lënë të kuptohet Dua Lipa teksa është kapur mat duke u puthur me një tjetër këngëtar, me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshja janë parë shkëmbyer puthje në festivalin e Glastonbury, ku të dy ata merrnin pjesë.
Ndonëse nga ana e artistes kosovare nuk ka patur asnjë reagim rreth këtij ‘thashethemi’, nga ana tjetër zëdhënësit e Chris Martin kanë mohuar zërat duke u shprehur se Dua dhe Chris kanë vetëm marrëdhënie shoqërore, dhe në festival kanë biseduar vetëm për çështje pune.
Dua Lipa një muaj më parë u nda nga partneri Isaac Carew, e po ashtu edhe për solistin e ‘Coldplay’ çështjet e zemrës nuk janë në momentin më të mirë të mundshëm, pasi vetëm pak kohë më parë ai u nda nga Dakota Johnson.