Moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar, dallon për pamjen e saj. Por Xhemi Shehu ka shpalosur edhe aftësitë e saj në “Portokalli“, duke treguar se është më shumë sesa thjesht një fytyrë e bukur.
Asaj nuk I mungojnë batutat apo ironitë që godasin në shenjë, dhe kjo e fundit ishte mjaft e këndshme.
Në një kohë kur vendi u përfshië nga një situatë e pazakontë zgjedhore, me zgjedhjet lokale të bojkotuara në mënyrë të paprecedentë nga PD, tema e votimeve ka qenë në gojët dhe mendjet e të gjithëve. Xhemi nuk bën përjashtim, por ajo ka zgjedhur ta veshë me humor përjetimin e këtyre momenteve.
“Me komisioneret duke numëru sushit”, ishte dicitura e Xhemit në krah të fotos që e tregon me mikeshat e saj për darkë. Në fakt, s`e ka keq, se shumë paqësor duket si “numërim “!!!