Rrjeti po zien dhe me të drejtë! Thashethemet më të fundit rreth Lady Gaga dhe Bradley Cooper kanë shkuar deri aty sa së fundmi mediat e huaja po shkruajnë se këngëtarja është shtatzënë dhe babai i fëmijës është pikërisht ai, Bradley Cooper.
Revista “Touch” shkruan se Gaga po mundohet të fshehë barkun, duke i mëshuar se faktit se ndarja e dyshes nga dy ish partnerët përkatës pothuajse në të njëjtën kohë, nuk ishte aspak e rastësishme.
Që prej nisjes së kësaj ‘historie’ në filmin “A star is born’ ku Gaga dhe Cooper ishin protagonistë, komentuesit në rrjet janë ndarë në dy grupe; ata që e pëlqejnë kiminë që dyshja ka me njëri tjetrin dhe pse jo do të donin edhe ti shihnin si prindër të një fëmijë; si dhe grupi tjetër për të cilët ky ‘çift’ nuk mund të kenë një të ardhme bashkë.
Gjithsesi me gjithë aprovimet apo jo të fansave, lajmin e shtatzënisë do të na duhet ta mësojmë nga vetë ‘të zotët’ e punës. Deri atëherë, gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve.