KreuCelebrity

Me një foto romantike dhe fjalë zemre, Marina i uron ditëlindjen Getoarit!

Reperi Getoar Selimi sot (3 korrik) feston ditëlindjen e tij të 39-të.

Së bashku me bashkëshorten Marinën, çifti ka zgjedhur që këtë ditëlindje të Getoarit ta festojnë shumë larg nga Shqipëria, në Antigua!


Teksa me siguri kur akrepat janë puthur në mesnatë, bukuroshja e ekranit ka uruar bashkëshortin live, ajo nuk ka nguruar të shkruajë një urim me fjalë zemre për dashurinë e jetës së saj, në rrjetin social instagram!


“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time. Bashkëshorti im, miku im, gjithçka e imja. Ti je bota për mua”; ka shkruar në urimin e saj Marina krah një foto tejet romantike me Getoarin.


Marina dhe Getoari kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë dy vite më parë nëpërmjet një ceremonia madhështore dasme, ndërsa herë pas here lënë mënjanë impenjimet dhe udhëtojnë në vende të ndryshme të botës.