KreuCelebrity

Juliana Pasha, guxon fort me një “look“ të ri!!!

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun I ka qëndruar besnike për një kohë të gjatë flokëve bjondë; në fakt në memorien tonë, ajo ashtu është  ngulitur tashmë.

Por Juliana Pasha tregoi së fundi se nuk  e ka probleme ndryshimin, dhe se guxon edhe më një ngjyrë pak delikate si roza. Përmes një fotoje në “Instagram“, ajo tregoi “look-un“ e saj të ri: flokë rozë dhe të shkurtra fare.

Në fakt, ky trend qarkullon prej kohësh, dhe me të kanë eksperimentuar edhe disa yje Hollivudi, ndërsa tek VIP-at shqiptar e kemi parë tek Vesa Luma apo Roza Lati, dhe duket mjaft këndshëm realisht!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF