Ata kanë ndarë shumë herë fushën e blertë si futbollistë të Kombëtares shqiptare, e po ashtu të lindur në të njëjtin qytet Kavajë, Andi Lila dhe Sokol Cikalleshi e kanë ruajtur miqësinë e tyre, ndonëse tashmë luajnë në skuadra të ndryshme.
Tashmë të bërë baballarë dyshja e futbollistëve po kalojnë pushimet me familjet e tyre, dhe ka qenë Andi ai që ka ndarë një foto me mikun e tij e fëmijërisë dhe fëmijët e tyre.
Të ndodhur pranë pishinës, Lila dhe Cikalleshi së bashku më vogëlushët e tyre, Ayan-in e babi Andit dhe Rajna e babi Sokolit formojnë një katërshe fantastike.
Me siguri miqësinë e ngushtë që kanë bashkë, djemtë e njohur të fushës së blertë do ta kalojnë edhe tek fëmijët e tyre.
Andi Lila është i martuar me Ornelën dhe kanë dy fëmijë djalin Ayan dhe vajzën Axa, ndërsa Sokol Cikalleshi është i martuar me Kornelian dhe çifti janë prindër të një vajze 1 vjeç e gjysmë të quajtur Rajna.



















