Sophie Turner dhe Joe Jonas, pas ceremonisë në Las Vegas, u martuan sërish duke bërë një tjetër ceremoni, më 30 qershor në në Sarrias, Francë.
Çifti dëshiroi të ketë një ceremony tejet private, duke porositur të ftuarit që të mos ndajnë foto në rrjete sociale. Dhe ja dolën!
Deri më sot askush prej nesh nuk e pa se si dukej ylli i “Game of Thrones” e eveshur nuse, apo Joe dhëndër.
Aktorja simpatike vendosi të postojë më në fund një foto në llogarinë e saj Instagram, teksa e kapur për dore me bashkëshortin e saj, ajo duket e mrekullueshme me fustanin e bardhë.
Aktorja ja ka besuar brandit Louis Vuitton për të krijuar fustanin e ditës së saj të madhe, dhe përfundimi nuk ishte aspak zhgënjyes. Nicholas Ghesquière drejtori kreativ e markës prestigjoze ka zgjedhur materialein e mëndafshit për fustanin e Turner, ndërsa modeli ishte një ndërthyrje fantastike mes modernes e klasikes.



















