Gazetarja Sonila Meço feston sot ditëlindjen e 42-të, ndërsa sapo akrepat janë puthur dhe data ka shkuar 3 korrik, kjo ditëlindje e gjeti gazetaren e njohur në studion e programit “Tempora”.
Teksa ishte në mbyllje të programit, Meços i thuhet nga regjia se kanë diçka për të dhe menjëherë u shfaq në ekran vajza e saj Amaris dhe dy vogëlushë të tjerë duke i kënduar këngën e ditëlindjes.
E prekur dhe e surprizuar Sonila u përlot dhe falenderoi stafin e publikun për këtë surprizë.



















