KreuCelebrity

Dua Lipa tani edhe stiliste; prezanton linjën e saj të veshjeve!

 

Ajo nuk është e talentuar vetëm në muzikë, por duket se së fundmi Dua Lipa ka dashur ta provojë veten edhe në fushën e modës.

Në një postim të bërë vetëm pak minuta më parë, këngëtarja shqiptare lajmëron se më 3 shtator do të lançojë linjën e saj të parë të veshjeve për të cilën ka disa kohë që po punon.

Dua Lipa bashkëpunuar me markën Pepe Jeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa & Pepe Jeans. Fituesja e dy çmimeve Grammy, ka treguar se është inspiruar nga vitet 90’ për stilin e veshjeve të linjës së saj, duke u shprehur se ka pasqyruar veten e saj në gjithë linjën e Dua Lipa!

“Më në fund mund t’ju them se kam bashkëpunuar me Pepejeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa & Pepe Jeans! Kam dashur që nëpërmjet dizajnit të shpreh veten time në një tjetër formë, sepse gjithmonë imagjinoja se si doja të ishin rrobat që doja të vishja  dhe tani e kam vëën në zbatim. Jam inspiruar nga vitet 90’ dhe 2000, për të krijuar veshje moderne, dhe të përballueshme- diçka që më përfaqëson mua dhe dëgjuesit e muzikës time. E kam bërë këtë koleksion, duke ju patur juve të gjithëve në mendje. DUAFORPEPE do të lançohet më 3 shtator”; ka shkruar hitbërësja Lipa në lajmin e bukur që sapo u dha fansave.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF