KreuCelebrity

Luana dhe Blendi Fevziu, aktorë bashkë në një film!!

Një surprizë vërtet rrëfimi I Bes Kallakut; aktori I humorit do të vijë së shpejti me një komedi, ku praktikisht, ka bërë thuajse cdo gjë vetë: skenarin, regjinë e është dhe aktor kryesor. Ai ka preferuar të mos japë shumë detaje, duke treguar për “ Mirage“, vetëm se në fokus të filmit do të jetë realiteti në Shqipëri e Kosovë.

Megjithatë, tek “ Xing“ me Ermalin, u tregua pak më “dorëlëshuar“ me detajet e rrëfeu se në këtë film do të aktrojnë për të parën herë dy emra mjaft të njohur për publikun shqiptar, por jo në drejtim të kinematografisë: Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu. Xhirimet po zhvillohen ndërkohë dhe neve na u shtua shumë kureshtja!

Besi tregoi po ashtu se pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, dhe se ka dy vite që merret me skenarin e kësaj komedie, qe sipas tij, do te jete vertet shume e kendshme!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF