KreuCelebrity

Në cilin film do të luante princesha Diana nëse jeta e saj nuk do të ndërpritej në mënyrë tragjike!

Gjëra për të cilat nuk dihej asgjë më parë vazhdojnë të dalin në dritë për jetën e Lady Dianës.

Kështu, së fundi është mësuar se princesha e Wellsit do të kishte interpretuar në krah të Kevin Costner në filmin e famshëm, ‘The Bodyguard’, e këtë e ka konfirmuar vetë aktori. Sipas tij, po diskutohej një vazhdim I filmit, një “ ‘The Bodyguard2“, ku Diana duhet të merrte një rol të ngjashëm me atë të Whitney Houston tek filmi I parë.

Aktori I famshëm hollivudian rrëfen se Diana ishte shumë entuziaste për këtë gjë, dhe po I priste xhirimet me padurim.

Ai madje e kishte diskutuar filmin me princeshën. “ Ajo ishte disi nervoze për skenat me puthje, sepse dhe jeta e saj ishte shumë  e kontrolluar, por unë e qetësova“, kujton Costner. The Bodyguard grumbulloi 411 milionë dollar në box office pas shfaqjes në kinema, cka e bëri atë filmin e dytë më fitimprurës të vitit 1992.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF