Ndonëse nuk e pranuan asnjëherë lidhjen e tyre, e vërteta është që koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha patën një romancë dy vjeçare, e cila duket se ka marrë fund.
Sipas Panorama Plus prej disa javësh çifti nuk është më bashkë, për shkak të mosmarrëveshjeve por edhe për arsye të mos aprovimit të idhjes nga ana e pridërve të Albit.
Dyshja nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram siç edhe nuk janë parë më nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Kujtojmë që pak javë më parë, i ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan’, koreografi Llaqi Nako u shpreh se nuk do të dëshironte që djali i tij të martohej me një balerinë.
Albi dhe Alba kanë një diferencë prej 15 vitesh martesë, e nuk përjashtohet fakti që prindërit i druhen një tjetër martese të dështuar të djalit të tyre, pas divorcit dy vite më parë nga balerina Klaudia Pepa.



















