KreuCelebrity

Blogeri sulmon supermodelen: “ Nuk është ndonjë bukuri e rrallë“!! Përcahet interneti: ka të drejtë apo jo!

Motrat Hadid janë bërë shumë të famshme, kanë pushtuar pasarelat e kopertinat e revistave. Por nuk janë të paktë dhe ata që e vënë në dyshim këtë sukses të rrufeshëm të tyre, (të cilin deri diku ia atribuojnë babait miliarder).

Blogeri Sam Sure e tha hapur atë që mendonte: ai I krahasoi të dyja, megjithëse me shumë flet për Gigin sesa për Bellën, me një bukuri të natyrshme si Grace Kelly, me të cilën thotë se asnjëra prej motrave nuk ka të krahasuar.

Por ai vëren ( dhe jo pa të drejtë), se për nga bukuria, dy motrat nuk afrojnë as me mbesën e Kelly-t, Charlotte Casiraghi.

Gigi është vërtet shumë simpatike, por nuk është ndonjë bukuri e rrallë sic pretendohet, këmbëngul ai, dhe as ajo, as Bella e as vëllai Anwar, nuk do të ishin kaq me emër sot po të mos ishte për lidhjet që kanë prindërit e tyre.

Shumë prej komentuesve I dhanë të drejtë, sidomos duke I krahasuar dy motrat me supermodelet e famshme të viteve 80` e 901, Elle MacPherson, Naomi Campbell, Christy Turlington apo Claudia Schiffer. Të tjerë nga ana tjetër thonë se bukuria është sibjektive, ndërsa ka dhe nga ata që argumentojnë se stilistëve nuk I intereson shumë fytyra, por mjafton që vajzat të jenë të dobëta e cdo gjë që t`ju veshin, t`I rrijë mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF