Ikona italiane e bukurisë është sërish në ‘treg’, pasi duket se ajo i ka dhënë fund lidhjes dy vjeçare me partnerin e saj 18 vite më të ri.
Mediat italiane shkruajnë se Monica Bellucci dhe Nicolas Lefebvre janë ndarë dhe lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i kinematografisë italine.
“Në historinë me Nicolas ne ishim shumë mirë me njëri tjetrin dhe ky burrë më mësoi mua shumë gjëra. Është një njeri me ndjeshmëri të vërtetë artistike, por fluturimi ynë do të marrë një tjetër drejtim, atë të një miqësie të përjetshme.”; ka lajmëruar ndarjen gjithë delikatesë Bellucci, duke na dhënë kështu një mësim dhe mesazh të fortë se si një marrëdhënie duhet të marrë fund.
Krejt ndryshe nga ndarjet në përgjithësi ku ka akuza, sharje, inate e ofednime, ‘donna’ italiane e mbylli lidhjen e saj duke u fokusuar vetëm tek të mirat që pati në marrëdhënien me Lefebvre.
Aktorja 55 vjeçare në vitin 2013 u nda nga Vincent Cassel, babai i dy vajzave të saj Deva dhe Léonie.



















