Të mendohen mirë tashmë ato firma që mund t’ju shkojë ndërmend të përdorin imazhin e Kim Kardashian pa qenë në dijeni kjo e fundit, nëse nuk duan të ‘fundosen’ në miliona dollarë minus nga llogaria e tyre.
Në maj të këtij viti, ylli i reality show “Keeping Up With The Kardashians” paditi markën Missguided për përdorim të paatorizuar të “emrit dhe imazhit të saj” si edhe theksoi se fima “përdor produkte të ngjashme me të për të promovuar emrin e vet”.
Dhe siç pretendoi Kim fiti gjyqin duke i rrëmbyer plot 2.7 milion dollarë markës britanike të veshjeve.
Gjatë proçesit gjyqësor Kardashian zbuloi edhe pagesën e majmë që ajo merr nga postimet në instagram të cilat variojnë nga 300.000$ deri në 500.000$ për vetëm një postim.



















