Pagëzimi I tij rrëmbeu vëmendjen, dhe jo më kot: Archie, fëmija I parë I Meghan Markle dhe Princit Harry, tashmë është dy muajsh dhe kjo ishte dita e tij e madhe. Vogëlushi u pagëzua në një ceremoni private në faltoren ‘St George’ në kështjellën Windsor ( faltorja private e mbretëreshës). Rreth 25 të afërm dhe miq ishin të pranishëm, përfshirë princin William dhe Kate Middleton ( me një fustan super nga Stella McCartney), si dhe nënën e Meghanit, Doria Ragland.
Ndërkohë, me këtë rast, dolën dhe fotot e Archie-t që është rritur dhe duket kaq I këndshëm!!!



















