Prej disa ditësh po qarkullojnë zërsa se këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa ka nisur një romancë me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid.
Ndonëse nga ana e çiftit nuk ka asnjë konfirmim rreth këtij lajmi, duket se dyshja është në të vërtetë në një lidhje.
Kësaj here ka qenë një tatuazh që e ka nxjerrë zbuluar çiftin!
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Nordoff Robins’ Silver Clef”, dhe mesa duket shoqëruesi i saj ka qenë 20 vjeçari Hadid.
Në videot që artistja shqiptare ka publikuar në instagram, dallohet dora e një mashkulli në të cilën është një tatuazh me shkronjën H, krah saj.
Dhe e dini cili e ka një tatuazh të tillë?! Anwar Hadid!
Mesa duket kjo dalje publike e dyshes do të jetë konfirmimi se ata kanë nisur të shoqërohen me njëri tjetrin.



















