Prindërit e prindërve tanë janë njerëzit më të shtrenjtë në jetën e gjithsecilit prej nesh; dhe ndarja përfundmtare prej tyre ( e pashmangshme) lë një boshllik të madh.
Këngëtarja Bleona Qerreti ka përjetuar ditën e djeshme humbjen e gjyshes së saj, e cila pleqëria e bëri të largohej nga kjo jetë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram, Bleona ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj, duke postuar disa foto me gjyshen e ndjerë.
“Gjyshja ime më e mirë në botë. Do jesh gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe”; ka shkruar artistja krah fotos me gjyshen dhe mamin e saj.



















