Melanie Griffith po I kalon pushimet në breg të detit, në Ibiza me dy mikeshat e saj, Loree Rodkin și Polina Kitsenko. Aktorja 61 vjecare kishte veshur një kostum banje në ngjyrë të zezë, dhe praktikisht, tregoi se mosha është thjesht një numër: ajo në fakt dukej shumë në formë, me linja që I kanë befasuar të gjithë.
Por si ia bën që arrin të mbajë trupin kaq mirë? Melanie nuk e ka problem ta tregojë sekretin: ushtrimet fizike. Ajo kalon shumë kohë në palestër dhe sic thotë, trajneri personal e ndihmon te mbajë trupin në formë, por edhe të shëndetshëm.
Ndërkohë, pas katër divorcesh ajo thotë se do t`I pëlqente të dashurohej sërish, por jo të martohej më.
“Përse të martohehs kur je 60 vjec me tre fëmijë dhe jetën e jeton si të duash?“, thotë aktorja që ka qenë dy herë e martuar me Don Johnson, me të cilin ka dhe një vajzë, Dakota Johnson, ndërsa është nënë e Stelës, vajza që ka me Antonio Banderas dhe e Aleksandrit, djali nga martesa me ish-in tjetër, Steven Bauer.



















