KreuCelebrity

Në shtator martohet; Jonida Vokshi e paska vendosur ku do të jetojë çifti pas dasme!

 

Djemtë e Kosovës e ‘rrëmbyen’ edhe një tjetër bukuroshe shqiptare.

Jonida Vokshi pak javë më parë surprizoi jo pak teksa dha lajmin se shumë shpejt do të martohet me partnerin e saj Besnik Krapi. Ceremonia e dasmës do të zhvillohet në shtator, ndërsa duke qenë se çifi të dy kanë karrierë tejet aktive në, Jonida në Tiranë e Besniku në Prishtinë; nuk e dimë se cili do ta ndjeki pas tjetrin…

Ose më saktë ne të bordo sapo e zbuluam; vetëm në mos qoftë ndonjë shaka e radhës e moderatores bukuroshe me Ermal Mamaqin.

Që të jemi më të qartë, pak orë më parë Jondia Vokshi postoi një foto në instagramin e saj, ku shkruan:

“E dielë me Nikin në Prishtinën time”

Duket se Ermal Mamaqit i ka tingëlluar çuditshëm ‘Prishtina ime’ dhe i ka kujtuar Vokshit se Prishtina është e Besnikut.

“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”; i shkruan Mamaqi, ndërsa përgjigja e Jonidës na bëri të kuptojmë se çifti e paska zgjidhur dilemën se ku do të jetojnë pas dasme.

“I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”; qe replika e 34 vjeçares së ekranit.

Pra, siç e do tradita Jonida do të shkojë nuse në Kosovë, aty ku jeton edhe bashkëshorti.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF