KreuCelebrity

Pas 15 vitesh Albana Osmani largohet përfundimisht nga Top Channel

 

Albana Osmani është një ndër emrat që është shfaqur në ekranin e Top Channel që në themelim të këtij televizioni.

Sot pas 15 vitesh në këtë televizion, duket se Osmani ka pakënaqësi të cilat e kanë detyruar bukuroshen të shkëputet nga ekrani ku nisi karrierën si moderatore.

Burime për “Pive” bëjnë e dije se moderatorja është larguar përfundimisht nga Top Channel dhe shkak është bërë mungesa e përfshirjes së Albanit në programet e këtij televizioni.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF