Jemi mësuar që sigurinë e tyre, emrat e rëndësishëm të politikës, por jo vetëm t’ja besojnë burrave shpesh shtatlartë, të palestruar, vigjilentë e të fuqishëm, në mënyrë që të jenë të aftë për të përballuar çdo rrezik që mund t’i kanoset shefit/es së tyre.
Por duket se kryeministri Rama ka një tjetër qasje e strategji për truprojat e tij.
Këto ditë po qarkullojnë në rrjet foto të një vajze brune e tejet seksi që qëndron shpesh pas shefit të qeverisë shqiptare. Ndonëse nga burime jo zyrtare, thuhet se vajza në fjalë quhet Jola dhe është truproja që kujdeset për sigurinë e jetës së kryeministrit shqiptar.
Tiparet e errëta dhe linjat e theksuara fizike të asaj që mendohet të jetë truproja e Edi Ramës, ka bërë që të tërheqi jo pak vëmendjen në takimet ku Rama ka marrë pjesë!



















