Shtatorin e 2018-tës, Erion Isai u bë pjesë e emisionit “E diela shqiptare”, në Tv Klan. Treshja eci mirë me “B.E Caffe“, por tashmë Isai ka dalë prej formatit të saj. Ai u zgjodh kryetar bashkie në vendlindjen e vet, Kolonjë, ku ështe zhvendosur tashmë bashkë me familjen.
Ai së fundi dha dorëheqjen edhe nga “Klan” , edhe nga posti i dhe Teatri Kombëtar i Kukullave, ku mbante postin e drejtorit. Pas kësaj tërheqjeje, ai falenderoi njerëzit që e ndihmuan në rrugëtimin e tij, duke bërë një kolazh fotosh, postuar bashkë me këtë mesazh:
“Faleminderit që më ndriçuat!
Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit!
Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!”
Por jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur. Ish kolegu I “Portokallisë“, Ledio Lako, e tregoi këtë përmes këtij postimi:
“Bën mirë që falenderon dhe tregon mirënjohje! Po mendoj se ke akoma listë për të falenderuar. Ndoshta jo si vëllezër, por të paktën si kolegë! Gjithsesi suksese në rrugën e re të ”politikanit”. E fillove mbarë që ditën e parë.”
Erioni e rregulloi shpejt gabimin me këtë replikë:
“Lista vërtet është e gjatë. Mirënjohjen dhe falenderimin për gjithë Portokallinë e kam thënë disa herë. Kjo s’bën asnjë nga koleget më pak të rëndësishëm në jetën time.”



















