KreuCelebrity

Njihuni me anëtarët e rinj të jurisë së “Kënga Magjike”!

 

Pak ditë më parë producenti Ardit Gjebrea bëri me dije se edicioni i 21 i Kënga Magjike do të vijë këtë vit me ndryshime në mënyrën e votimit, por edhe në jurinë e kategorisë së të rinjve.

Vitin e kaluar, të ulur në poltronet vlerësuese përballë të rinjve, ishin Manjola Nallbani, Armend Rexhepagiqi, Orinda Huta, Arben Skënderi, Orgesa Zaimi, ndërsa këtë edicion tre nga emrat e mësipërm do të largohen.

“Indexonline” shkruan se Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta nuk do të jenë pjesë e jurisë në Kënga Magjike, për t’u zëvendësuar nga të tjerë emra.

Për momentin emri i vetëm që është bërë publik është ai i këngëtares Jonida Maliqi, e cila do të jetë pjesë e kësaj jurie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF