KreuCelebrity

Brenda ditëlindjes surprizë së Samanta Karavella!

 

Samanta feston sot ditëlindjen e 29-të, ndërsa miqtë e saj të ngushtë sapo akrepat janë puthur në mesnatë i kanë organizuar bukuroshes Karavella një festë surprizë.

E veshur me  një ‘jumpsuit’ të gjatë me printe leopardi, Samanta nuk ka qenë aspak në dijeni se çfarë ishte kurdisur pas krahëve të saj nga miqtë.

Ata kanë zgjedhur një ambient tejet privat për të organizuar surprizën për mikeshën e tyre, e pasi këngëtarja është futur në bar është përballur me ovacione, tullumbace, tortë e qirinj duke u surprizuar nga ata me të cilët ajo ndan momentet e saj të mirë e më pak të tilla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF