Ish-Miss, modele dhe konkurente e “Dancing with the stars“ në Itali, Gessica Natoro e pa jetën që kishte ndërtuar t`i thërrmohej brenda një casti, kur ish I dashuri Edison Tavares I hodhi acid në fytyrë. Arsyeja ishte fakti që ajo kërkonte të ndahej, pasi kishte parë që ai ishte njeri problematik.
Gessica u shfytyrua, megjithatë nuk u dorëzua duke u kthyer në një mbështetëse të njohur të luftës kundër dhunës ndaj grave.
Sot ajo duket më mirë, por syrin e dëmtuar keqas është detyruar ta mbajë të mbuluar. Si për të treguar se kjo gjë nuk e shqetëson aspak, përkundrazi, e vlerëson ashtu sic është, partneri I saj Marco bëri dhe ai një mbulues të ngjashëm.



















