Hayden Panettiere vazhdon të jetojë larg vajzës së saj 4 vjecare, që prej ndarjes nga ish partneri Wladimir Klitschko, I cili e ka marrë me vete në Ukrainë.
Jeta e saj është trazuar e gjitha për shkak të kësaj situate. Ndërkohë edhe I dashuri I saj aktual Brian Hickerson, përballet me akuza për dhunë në familje, dhe Klitschko e konsideron si problem që ai të qëndrojë pranë të bijës.
Aktorja 29 vjecare po e përjeton keq këtë situatë. Por miqtë thonë se ajo sa herë mundet, udhëton drejt Europës.
Në shkurt, Panettiere ishte me pushime me të bijën dhe postoi një foto të ëmbël me të. Të afërmit thonë se për gjashtë muaj ajo nuk e ka parë vajzën, dhe kjo gjë e ka dërrmuar shumë!



















