Në 15 vjetorin e Digitalb një ndër të ftuarit specialë që performoi në sheshin Nënë Tereza më 15 korrik ishte edhe Elvana Gjata.
Së bashku me grupin e saj të baletit që po e shoqëron së fundmi në çdo koncert të sajin, Elvana elektrizoi skenën teksa performoi hitet e saj shoqëruar edhe ne koreografi.
Por, teksa në skenë lëvizjet e sjelljet e grupës së baletit dhe këngëtares Gjata rrjedhin në bazë të një koreografie, pas skene realiteti është krejt tjetër.
Elvana ka postuar disa foto në rrjetin social instagram teksa grupi ka qenë duke pozuar për një foto së bashku, ndrësa menjëherë me të dëgjuar emrin e moderatores që i thërret në skenë, ata kanë marrë vrapin duke u rrëzuar njëri pas tjetrit.



















