Ka qenë I ftuar në “Opinion“, që këtë radhë kishte një temë mjaft të vecantë, “Dashurinë për kafshët“, dhe aty Albi Nako rrëfeu një episod që shumëkujt, mund t`ia bënte “mishin kokërr`. “Unë jam rritur edhe në fshat. Kur kam qenë i vogël, më ka kaluar një nëpërkë tek këmbët dhe e kam parë, jam mpirë, nuk kam lëvizur. Bëri rrugën e vet nga kofsha tek pulpa dhe iku. Me kalimin e viteve, u futa të studioj këtë zvarranik të çuditshëm, që edhe feja e ka dënuar duke i vënë lloj-lloj epitetesh”, ka nisur tregimi I tij. Më pas, erdhi pjesa kulminante. Përpara 10 vitesh Albi, tregoi se kishte blerë dhe e kishte futur kontrabandë në Shqipëri një piton.
Ai tha se e kishte marrë të vogël dhe e kishte vendosur në akuarium, ndërsa maksimumi kishte arritur deri në 2 metër para se të ngordhte vitin e kaluar. Kur e kishte marrë gjarprin në shtëpi, e ema ishte tmerruar.
“ Tha djali iku, nuk është mirë. E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”, tha Albi.



















