Një djalosh katër vjeçar autralian pretendon se është rimishërimi i princeshës së ndjerë Diana. Babai i Billit ka rrëfyer për Dailymail se qysh kur i biri ishte dy vjeç ka nisur të flasë për Princeshën e Wells-it.
“Një mikja e bashkëshortes time i tregoi Billit një foto të Dianës kur ai ishte vetëm dy vjeç, por reagimi i tij ishte tejet i çudishëm, pasi Billi i tha nënës së tij se në atë foto është ai kur ka qenë princeshë”; ka treguar David Campell.
“Këtu jam unë, kur kam qenë princeshë, por më pas erdhën ato ambulancat dhe nuk isha më”; mësohet t’i jetë drejtuar vogëlushi nënës së tij teksa ka parë foton e Dianës.
Disa muaj më vonë kur Billi ishte në moshën tre vjeçare vijonte të këmbëngulte se kur ai ishte Princeshë Diana kishte dy djem Williamin dhe Harry-n.
Një moment tjetë shokues për prindërit e Billit ishte kur ai ende pa bërë katër vjeç përshkruante me saktësi rezidencën Balmoral të familjes mbretërore britanike, si dhe përmendje e faktit që kur ai ishte princesha Diana kishte një vëlla të quajtur John, inforamcion ky që nuk ishte i njohur për publikun e gjerë e as prindërit e Billit nuk ishin në dijeni.
Pasi kërkuan në internet ata zbuluan se në të vërtetë Dina kishte patur një vëlla që quhej John, por që kishte vdekur një vit para se Diana të vinte në jetë.



















