Në ka një gjë që mund të thuhet pa ngurrim për aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacajn është lirshmëria e saj; Rudina mbetet një vajzë mjaft popullore dhe e thjeshtë pavarësisht suksesit.
E së fundi, këtë e tregoi edhe një herë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se nuk e ka problem t`i hyjë edhe “punëve“ të fshatit, ashtu sic do njeri I zakonshëm I këtyre zonave.
Moderatorja është me pushime dhe në foto, shfaqet duke mjelë një dhi.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mjelësh një dhi”, ka shkruar ajo, ndërsa komentet, sigurisht nuk kanë munguar, disa madje duke shprehur “mosbesim“ ne aftësitë e Rudinës për këtë veprim, por që ajo sërish e ka kaluar me sukses.