Pas nje sezoni në ekranin e Vizion Plus me programin politik “Real Story”, duket se Sokol Balla do të kalojë në një tjetër ekran.
Gazetari i njohur sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e televizionit News 24, ku krahas pozicionit si moderator i një programi politik, Balla është emëruar edhe si Drejtor i Përgjithshëm i televizionit.
Burime për “Can.al”, bëjne me dije se programi që Balla do të moderojë në Neës 24 do të jetë “Të paekspozuarit”, i cili prej vitesh është moderuar nga gazetari Ylli Rakipi.