Ka vendosur t’i japi një rifreskim pamjes së saj këto ditë vere aktorja Olta Gixhari.
Pasi shijoi disa ditë pushime me partnerin e saj të ri në rivierën spanjolle, aktorja simpatike është kthyer në Shqipëri duke bërë një ndryshim drastik në pamje.
Bukuroshja e filmit dhe kinemasë ka zgjedhur gërshetat afrikanë për t’i dhënë vetes një pamje të re dhe tejet verore, që i shkon shumë për shtat natyrës çapkëne të Gixharit.
E veshur me një fustan të ngushtë pas trupit, që i nxirrte në pah format bombastike Olta postoi një foto në instagram duke na prezantuar me ‘look-un’ e ri.