Edhe pse pamje të tyre kanë dalë, ato nuk janë me shumicë, sepse Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë përpjekur t`I mbajnë fëmijët larg vëmendjes së medias. Megjithatë, Ermali së fundi ka publikuar një video ku motër e vëlla shihen duke luajtur, dhe pamë Sian që qenka rritur goxha!! Ndërkohë, te vëllain e kënaqte fakti që hidhej e ajo rrëzohej në rrjetën ku po luanin. Por edhe pse ndonjë rrëzim dukej pak më I fortë, Sia ngrihej sërish duke qeshur.
“Hë kush bën më shumë? Motra për vllain apo vllai për motrën? Duket rezultati me këta tuçat e mi. Dhe e ëma e tyre thotë: -hiii uaa”, ka shkruar Ermali, duke bërë që fansat të qeshin edhe më shumë me komentin e tij. Moderatori e ka përfunduar tashmë sezonin e dytë të “Xing me Ermalin“, dhe po shijon pushimet me familjen.