Ajo është një personazh tejet diskret kur bëhet fjalë për jetën private dhe njerëzit e saj të afërt.
Arbana Osmani këto ditë ndodhet me pushime me familjen, në një prej resorteve luksozë në Turqi, dhe herë pas here poston foto e video teksa shijon ditët e relaksit.
Duket se moderatorja është e shoqëruar nga prindërit dhe djali i saj Joni, ndërsa postimet e sotme të Arbanës ishin nga më ‘bujarët’ ndonjëherë.
4 vjeçari Jon teksa është duke përkëdhelur një mace që është gjendur aty rrotull në resort, mami i ka bërë një video, në të cilën për herë të parë ne arritëm të shohim portetin e Jonit bukurosh!
Më pas Osmani ka ndarë me ndjekësit dy njerëzit e saj të shtrenjtë mamin e babin, duke i quajtur ata Sulejmani i Madhërishëm dhe Sulltanesha Hyrrem.
Duket se pushimet e lumtura që moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” po kalon me të shtrenjët e saj, e kanê bërë Osmanin ta ‘lëshojë’ pak dorën me publikimin e të dashurve të saj.