Eva Longoria e solli në jetë djalin e vetëm të saj, Santiago, gati përpara një viti. Aktorja trupvogël mori mjaft peshë gjatë shtatzanisë, të cilën nuk e hoqi dot menjëherë.
Megjithatë, në postimet e fundit ka treguar një rikthim të qartë në linjat e veta të mëparshme, cka dukej fillimisht mjaft e vështirë për aktoren.
44 vjecarja nuk e ka problem të tregojë sekretin, e ai nuk është vetëm kujdesi me ushqimet. Prej disa muajsh, ajo I është nënshtruar një plani intensiv fitnesi, me ushtrime që përfshijnë crossfit, yoga, vrap, bicikletë e pilates: një luftë e vërtetë, por që në fund, dha rezultat! Tani beteja duhet të vazhdohet, për të ruajtur formën e mirë fizike të arritur me kaq mundim!



















