Duket se fundi i sezonit do të finalizohet me një dasmë në politikën shqiptare.
Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në Parlament zuri vendin e Lulzim Bashës pritet t’i japë fund beqarisë.
Më 31 korrik Halilaj do të kurorëzojë historinë e dashurisë me partnerin e saj nëpërmjet një ceremonie martesore në një prej lokaleve të njohur në autostradën Tiranë- Durrës.
Burime për lapsi.al bëjnë me dije se 42 vjeçarja ka ftuar në këtë ceremoni shumë kolegë të Parlamentit, ku nuk mungojnë dhe përfaqësues të maxhorancës.
I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë dhe kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.



















