Nderhyrjet estetike e kane bere punen e tyre: Kim Kardashian dukej mjaft mire edhe pa grim, kur themeluesja e “SKIMS”, u shfaqne ndeshjen e basketbollit të djalit të saj tetëvjeçar Saint West në Los Angeles pa pike grimi ne fytyre. Ajo mbante në krahë djalin e saj më të vogël Psalmin, pesë vjeç, ndërsa po shkonte drejt hyrjes së shkolles, shkruan DailyMail.
Ylli hoqi dorë nga grimi i saj i rënduar, në vend të kësaj, tregoi ngjyrën e saj natyrale dhe flokët i kishte në një bisht. Kim kishte veshur pantallona sportive të zeza të gjera dhe kishte veshur një xhup të zi me kapuç të madh mbi një bluzë të bardhë. Ajo kishte një çantë me diamant të ndritshëm të vendosur nën njërin krah. Kim dhe djemtë e saj, të cilët i ka me ish-burrin Kanye West, iu bashkua një ekip i forte sigurie, teksa mungonin vajzat e saj North dhe Chicago.



















