Zi e jashtëzakonshme ka pllakosur në familjen e ish-futbollistit brazilian të Milanit, Serginho. Siç thuhet në një postim nga klubi kuqezi, djali i tij 20-vjeçar Diego ka ndërruar jetë në Brazil orët e fundit. Në rrjetet sociale, Milani u mblodh rreth numrit të tij të dikurshëm të fanellës numër 27: "Ne mblidhemi rreth Serginhos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tij Diego. Gjithmonë në zemrat tona."; shkruhet në postimin ngushëllues të klubit.
Nuk dihen shkaqet e vdekjes, por mijëra mesazhe dashurie dhe ngushëllimi kanë mbërritur në internet për ish-lojtarin dhe familjen e tij.








Celebrity
Arrestohet reperi Noizy!

Celebrity
E motra padit në gjyq Meghan Markle!




Celebrity
Finalizohet divorci i çiftit të famshëm!






