KreuCelebrity

Elhaida Dani dhuron një performancë magjike në “X Factor Albania”

Elhaida Dani dhuron një performancë magjike në “X Factor

Elhaida Dani, anëtare jurie në “X Factor”, ka bërë një performancë magjike mbrëmjen e kësaj të premte. Ajo këndoi “Adagio”, duke dhuruar emocione të mëdha.

Gjatë javëve ka qenë në krye të grupit të vajzave dhe grupit The Chemicals, duke i trajnuar dhe qëndruar pranë që nga dita e parë.

Elhaida Dani dhuron një performancë magjike në “X Factor

Elhaida është fituese e disa çmimeve dhe garave muzikore si "Star Akademi", "Top Fest", "The Voice of Italy", "Festivalit të Këngës" në RTSH 2014, që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në "Eurosong 2015".

Kujtojmë që Elhaida vijon rrugëtimin në “X Factor Albania” me tre konkurrentë Kleansa, Anisa dhe The Chemicals.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF