KreuCelebrity

Finalja e madhe e “Muza Competition” mbahet më 20 qershor!

Finalja e madhe e “Muza Competition” mbahet më 20 qershor!

“Muza Competition”, e cila është kthyer në një traditë, mban edicionin e tretë në kryeqytet. Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon do të zhvillojë më 20 qershor 2024, eventin final të edicionit të tretë të projektit “Muza Competition” në Piramidën e Tiranës.  

Në këtë event do të jenë të pranishëm figura të njohura publike, përfshi stilistë, investitorë, liderë të markave dhe industrisë së modës, personazhe të njohur publikë etj. Finalistët e përzgjedhur do të prezantojnë veshjet e tyre të cilat përmbajnë elementët etnografik të kostumografisë shqiptare. 

Finalja e madhe e “Muza Competition” mbahet më 20 qershor!

Muza Competition nuk është vetëm një ‘fashion show’, por një katalizator talentesh, si dhe një katapultë për bizneset e reja në fushën e industrisë së modës dhe dizajnit. 

Ky kompeticion ka bërë bashkë këta anëtarë jurie: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, dhe moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari. 

Finalja e madhe e “Muza Competition” mbahet më 20 qershor!

Më shumë informacion rreth projektit i gjeni në faqen web https://muzacompetition.com/ dhe në linket e mëposhtme disa nga videot e dy edicioneve të mëparshme të projektit.

https://youtu.be/G9x329KVA9A?feature=shared

https://youtu.be/30ucCËëqËMY?feature=shared

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF