Françeska Murati ishte nga banoret qe ra me shume ne sy dhe do të mbahet mend në “BBV3”, si për debatet që ka krijuar brenda shtëpisë ashtu edhe për veshjet e saj të kushtueshme të cilat kapnin shifren e mijëra eurove.
Ajo është nëna e një djali me emrin Charlie, dhe si rrallëherë, ditën e sotme postoi një fotografi me të voglin e saj, edhe pse u kujdes qe te mos e tregonte fytyrën e tij. "Mirëmëngjes nga ne"-ka shkruar ish-banorja.
Rikujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ajo e ka përmendur gjithmonë djalin e saj por ai asnjëherë nuk erdhi në ambientet e shtëpisë për të surprizuar mamin, sakaq rrugëtimi i Françeskës në ‘BBV3’ përfundoi pak para finales.